Gusht 14, 2021 17:27 Europe/Tirane
  •  Mashtrimi i Ramës me ‘Open Balkan’ në shërbim të serbëve

Pasi e bëri vetë, Edi Rama ka vënë në pune stafin e tij të deklaruar dhe të padeklaruar, që të mashtrojnë publikun. Nuk ka asnjë qëndrim, as individual as zyrtar, asnjë nënkuptim të asnjë zyrtari perëndimor në favor të Open Balkan.

Madje, të pyetur nga Zëri i Amerikës dhe Gazeta Express posaçërisht për Open Balkan, e kanë injoruar atë në favor të Procesit të Berlinit. Departamenti i Shtetit deklarohet për bashkëpunim në Standartet e Bashkimit Europian, BE dhe Gjermania për bashkëpunim gjithpërfshirës dhe për zbatimin e planit të Tregut të Përbashkët Rajonal të miratuar në 2 samite të Procesit të Berlinit.

Çdo pretendim tjetër, është një mashtrim i qëllimshëm, që të ngatërrojë publikun dhe të lehtësojë aventurën e Edi Ramës në shërbim të serbëve dhe në dëm të shqiptarëve.

Open Balkan është thjesht iniciativë kundër Procesit të Berlinit, si rrjedhim është antiperëndimore. Është një iniciative që tenton të zëvendësojë BE dhe praninë e saj me një pushtet okult, që disa figura me influencë në SHBA duan të vendosin mbi rajonin, duke përdorur, jo vetëm nevojën e autokratëve të korruptuar për hapësira të pakontrolluara nga ligji, por edhe dëshiren e fuqive lindore për të hyrë në rajon pa filtrat perëndimorë.

Në këtë kuptim Open Balkan është një hapësirë politike jodemokratike dhe një hapësirë ekonomike e dyshimtë.

I shërben Ramës dhe klikës politiko- ekonomiko- kriminale që ka krijuar ai, për hedhjen në një treg më të gjerë të parave të pajustifikuara dhe produkteve të tyre, por dëmton rëndë Shqipërinë, biznesin e ndershëm që punon me kosto të larta, luften ndaj krimit të organizuar.

Dëmton akoma më rëndë Kosovën, duke e izoluar politikisht dhe ekonomikisht dhe duke e ekspozuar si problem rajonal.

Ata që po i shërbejnë Edi Rames, duhet të kuptojnë se nuk është ky rasti. Përpara se të jenë rilindas, të kujtojnë se jane shqiptarë./Syri