Gusht 16, 2021 13:06 Europe/Tirane
  • Kosovarët në Afganistan kërkojnë ndihmë për evakuim, Ministria e Jashtme jep udhëzimet

Kosova po vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve të saj nga Afganistani. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se është angazhuar intensivisht edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje.

Deri në mesditën e së hënës, MPJD ishte në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’u dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë në Afganistan që të njoftojnë në linjën  emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që së bashku me partnerët ndërkombëtar të ofroj të gjitha mjetet në dispozicion deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani./Syri