Kosova vendos të vaksinojë të gjithë qytetarët mbi 12 vjeç
Kosova ka zgjeruar grupmoshën e vaksinimeve në përpjekje për të frenuar përhapjen e shpejtë virusit të COVID-19.
Autoritetet shëndetësore thonë se me këtë vendim fëmijët mbi 12 vjeç do kenë mundësi të imunizohen kundër coronavirusit. Për këtë të fundit vaksinimi do të bëhet me prioritet dhe sipas parametrave shëndetësore.Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia pas shqyrtoi rekomandimet e bëra nga grupet profesionale vendosi të lejojë fillimin e fushatës për injektimin e vaksinës tek personat mbi 12 vjeç. Ditëve të fundit në Kosovë janë shtuar ndjeshëm rastet e infektimeve edhe tek fëmijët dhe kjo prirje është parë si shqetësuese.Në total deri tani kanë humbur jetën 2286 qytetarë, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Rritja e numrit të infektimeve në Kosovë thonë ekspertët lidhet më praninë e varintit “Delta” të COVID-19.Ndryshe nga Shqipëria, Kosova nuk ka pranuar të marrë vaksina, që nuk janë certifikuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dhe Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA)./parstoday/