Zjarrfikësit luftojnë me zjarrin jashtë Athinës për të katërtën ditë
Gusht 19, 2021 09:34 Europe/Tirane
Athinë - Zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë një zjarr të furishëm në zonën e Vilia në Atikën perëndimore për ditën e katërt të enjten.
Më shumë se 420 zjarrfikës, të ndihmuar nga një kontigjent i kolegëve të tyre nga Polonia së bashku me pesë helikopterë dhe pesë avionë zjarrfikës, janë aktualisht të përfshirë në operacion.
Vilia, ku disa shtëpi u dëmtuan të mërkurën vonë, aktualisht nuk kërcënohet nga zjarri pasi erërat po i shtyjnë flakët në jug. Erërat pritet të intensifikohen gjatë ditës.
Më parë, autoritetet evakuuan vendbanimet Agia Paraskevi, Karaouli, Thea, Panorama dhe Titan si një masë paraprake. /Syri