Gusht 21, 2021 12:04 Europe/Tirane
  • 20-30 vjeç, grupmosha më e prekur nga varianti Delta

Infektimi me Delta nuk ka ndonjë dallim nga infektimi me variantin origjinal COVID sa i takon shenjave të sëmundjes, por po preken kryesisht moshat 20-30 vjeç, sipas mjekut Ilir Tolaj.

Siç shpjegoi dhe infektologu sëmundja kalon në kushte shtëpie sepse kryesisht po preken njerëz që nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje tjetër, ndërsa përhapja e këtij varianti bëhet në masë të madhe. Në intervistën për Euronews Albania ai tha se 99% e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë lidhen me variantin Delta dhe vendimi për lehtësimin e masavë ishte i pamenduar sepse ndikoi drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të rasteve. Tolaj bëri thirrje për vaksinimin e popullsisë, si i vetmi mjet në luftën kundër pandemisë./ParsToday