Gucati e Haradinaj mbrohen në Hagë
Prokurori i Specializuar i dorëzoi të enjten (2 shtator) ish-krerëve të organizatës së ish-veteranëve të UÇK-së fashikullin me prova dhe akuza për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.
Në seancën përgatitore për gjykim në Hagë, dy të pandehurit dëgjuan se arresti i tyre një vit më parë ishte nxitur prej publikimit të një sërë dokumenteve të falsifikuara që komprometonin punën e Gjykatës Speciale dhe dëshmitarët e mundshëm të përmendur në to në kuadër të hetimeve për krimet e kryera nga UÇK-ja. Informacionet e siguruara në mënyrë anonime, Gucati dhe Haradinaj i zbuluan pa autorizim në konferenca shtypi, në televizion dhe në rrjetet sociale përgjatë datave 7 dhe 25 shtator 2020, theksohet në dosjen paraprake të prokurorisë. Avokatët mbrojtës thanë se klientëve të tyre u ishte deklaruar nga Prokurori i Specializuar se mund t'i mbanin materialet deri në një muaj. “Të akuzuarit e kanë bërë të qartë qëndrimi ne tyre, ata nuk e kanë ditur se natyra e këtyre dokumenteve ishte konfidenciale apo nëse këto dokumente ishin autentike apo false, zoti Gucati nuk është avokat, nuk është jurist dhe ato duhet të shihen dhe të pranohen si të tilla pra si komente të bëra nga një person që nuk është jurist." Cadman: “Qëndrimi ynë është i ngjashëm me atë të zotit Rees, sipas nesh trupi gjykues do të duhet t’i shikoj të gjitha ato video incizime të gjitha konferencat për shtyp, dhe të gjitha komentet e bëra në media, dhe ato t’i bëjë brenda një konteksti. Nuk është e mjaftueshme që trupi gjykues ti shqyrtoj në hollësi to materiale vetëm nga transkriptet, duhet t’i shikoj të gjitha to brenda një konteksti para se të nxjerr vendimet e veta.” Hysni Gucati e Nasim Haradinaj akuzohen për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, për pengim të zyrtarëve në kryerjen e detyrave, për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Bashkë me ta në Hagë po gjykohen për krime më të rënda lufte ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ish-eprorët e UÇK-së i kanë refuzuar akuzat ndërsa mësohet se edhe ankesat e tyre për ligjshmërinë e arrestimit një vit më parë janë hedhur poshtë nga Gjykata Speciale./ParsToday