22 të vdekur dhe 609 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Shtator 11, 2021 17:54 Europe/Tirane
609 raste të reja pozitive nga 6,542 testime të realizuara janë regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu janë regjistruar edhe 347 të shëruar dhe 22 viktima.
Viktima më e re në moshë është 45 vjeç.
Në Maqedoninë e Veriut janë 13,406 raste aktive./Syri