Shtator 14, 2021 12:06 Europe/Tirane
  • Grabitje me armë në mesditë në një bankë në qendër të Athinës

Një grabitje me armë ndodhi mesditën e së martës, 14 shtator, në një bankë në një pjesë qendrore të Athinës.

Grabitja ndodhi në rrugën Mitropoleos 53, dhe mediat greke shkruajnë se autorët mbanin me vete armë të rënda.

Deri më tani nuk dihet saktë shuma e parave që autorët rrëmbyen.

Forca të shumta policore kanë rethuar zonën me qëllim gjetjen e  tyre./Syri