Shtator 15, 2021 12:23 Europe/Tirane
  • Merkel: Bashkëpunoni në Ballkan

Nga vizita e fundit në Shqipëri kancelarja gjermane Angela Merkel ishte e qartë në mesazhin e saj për të gjithë udhëheqësit e Ballkanit.

Ajo e bëri të sajën si askush tjetër duke ngritur një platformë jo vetëm dialogu por investimesh përmes Iniciativës së Berlinit nisur në vitin 2014. Pas një dreke pune me kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit, Angela Merkel dhe Edi Rama dolën një konferencë për shtyp nga ku kancelarja la të kuptohet se cilat ishin porositë e dhëna. “Me të gjithë kryetarët e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor kam patur kënaqësinë që prej idesë së vitit 2014 për inicimin e një procesi bashkëpunimi, prej tij ka rezultuar tanimë një bimë mjaft e fuqishme. Kemi folur gjithashtu dhe për projekte mjaft të rëndësishme infrastrukturore, në të cilat shikohen tanimë rezultatet e para. Kemi folur për nisjen e punimeve të Autostradës së Paqes”, tha Merkel. Unë përshëndes në mënyrë shprehimore edhe projektin e Tregut të Përbashkët Rajonal me katër marrëveshjet, sikundër i quajmë. Jo të gjithë janë duke bashkëpunuar në të njëjtin nivel në këto marrëveshje, disa janë tashmë brenda implementimit të tyre, disa të tjerë janë duke u menduar për t’ju bashkuar kësaj iniciative, por sot, ne kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojnë në këtë kontekst, aq më mirë e aq më i fuqishëm do të jetë Procesi i Berlinit”, tha kancelarja gjermane. “Procesi i Berlinit, nëse më lejoni të them, është bërthama e gjithçkaje dhe sigurisht, në këtë kontekst, Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet, gjërat thjesht mund të përshpejtohen brenda këtij Procesi”, tha Merkel./ParsToday