Shtator 22, 2021 09:00 Europe/Tirane
  • Tensionet në kufi/ Ja sa të ndryshme janë reagimet e Ramës dhe Vuçiçit

Tensionet e shkaktuara nga vendimi i qeverisë së Kosovës për të zbatuar masat e reciprocitetit në raport me Serbinë, duke zbatuar një marëveshje të dhjetë viteve më parë në Bruksel, për të vendosur targa provizore për qytetarët serbë që duan të udhëtojnë në Kosovë, ka bërë që Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç të kenë qëndrime me nuanca tejet të kundërta.

Vuçiç foli dhe veproi si një nacionalist serb. Ai mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, urdhëroi dërgimin e trupave ushtarake në afërsi të kufirit dhe përdori një gjuhë të ashpër duke i kërcënuar se do të pendohen ata që ndërmorën një veprim të tillë.

Nga ana tjetër Edi Rama përdori gjuhën e një zyrtari burokrat të Brukselit, që qëndron i barazlarguar në mes palëve. Madje Edi Rama reagoi me shumë vonesë, më tepër se 24 orë pasi ngjarjet kishin filluar dhe vetëm pasi tek rivalët politikë në Shqipëri filloi të shtrohej pyetja se pse nuk po flet Tirana zyrtare.

Në fakt, të dyja qeveritë edhe në Sebi edhe Shqipëri detyrohen nga kushtetuta e tyre të jenë aktivë për një shtet të pavarur siç është Kosova.

Por në këtë rast reagimet e të dyja palëve kanë qenë të shproporcionuara. 

Në një konferencë për mediat që organizoi menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ai u shpreh se kërkon nga Kosova tërheqjen e të gjithë trupave nga Veriu. Vuçiç u shpreh se aksioni i fundit nga policia e Kosovës në Veri është një ‘veprim kriminal’. Po ashtu ka thënë se ka biseduar dhe me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe ka refuzuar zgjidhjen që ata i kishin ofruar për këtë situatë, sepse sipas tij “ishte një zgjidhje që poshtëron Serbinë”. 

Por ndërkohë që presidenti serb flet për akte kriminale dhe kosovarë që do pendohen kryeministri shqiptar përdor një gjuhë shumë më të moderuar duke i vënë palët në të njëjtën shkallë fajësie. “Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkroi Rama në Tëiter. Ndonëse ai arriti të pohojë që “Kosova e ngre problemin me plot të drejtë” ai nuk shkoi më tepër se kaq.

Të gjithë ata që kanë pritur të dëgjojnë një gjuhë më të ashpër ndaj Aleksandar Vuçiçit kanë mbetur edhe njëhetë të zhgënjyer. Sepse kryeministri ynë që nuk nguron të fshikullojë liderët e Europës perendimore, për turpin e rrefuzimit të pritjes së afganëve, që i stigmatizon ata si pre të nacionalizmit se nuk miratojnë hapjen enegociatave më Shqipërinë, kur vjen puna për presidentin ballkanik serb, bëhet më perendimor se perendimorët./Lapsi.al