Tetor 12, 2021 09:28 Europe/Tirane
  • Greqi: adoleshentët e vaksinuar tani mund të përfitojnë 50 GB internet falas

Athinë - Adoleshentët grekë të vaksinuar kundër Covid tani mund të përfitojnë nga një paketë interneti 50 GB falas, pas hapjes të një web-faqeje përkatëse nga qeveria Mitsotakis këtë të hënë.

Të rinjtë e moshës 15 deri në 17 vjeç që kanë marrë dozën e tyre të vaksinës kundër koronavirusit mund të marrin ofertën e "Freedom Pass: Data", pavarësisht nga ofruesi ose kontrata e tyre e telefonisë celulare.

Aplikimi për paketën e të dhënave duhet të dorëzohet nga prindi ose kujdestari i përfituesit në Freedompass.gov.gr ose në Qendrën e Shërbimit të Qytetarëve (KEP).

Paketa e të dhënave është e vlefshme për pesë muaj, me përdorim të kufizuar në 10 GB në muaj./Syri