Tetor 14, 2021 12:59 Europe/Tirane
  • Zv.kryeministri i RMV, Bytyqi: Do të fitojmë shumicën e komunave, përfshi Shkupin

Nënkryetari i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Bytyqi thotë se ata garojmë në 80 komuna, ku në 69 kanë kandidatë për kryetar dhe në pjesën tjetër listë për këshilltarë.

Partia më e madhe që ka dominuar jetën politike në RMV, LSDM bashkëpunon me BDI dhe Lëvizjen Besa në këto zgjedhje lokale dhe për Bytyqin, krijimi i koalicioneve multietnike është tregues për demokracinë. Nga ana tjetër ai thotë se opozita po kërkon t’i shfrytëzojë këto zgjedhje si politike dhe po ushtron trysni artificiale mbi mazhorancën qeverisëse. “Ne nuk kemi parë një sjellje të matur të opozitës prandaj nuk do më befasonte çfarë do sjellje e tyre. Edhe sikur të marrin dy kandidatë për komuna më shumë ata do të shpallin fitore dhe do të thonë kjo qeveri është e brishtë dhe duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Bytyqi. Për koalicionin e opozitës, ai tha se janë dy blloqe të djathta ekstreme që në parim nuk mund të veprojnë në një shoqëri multietnike. LSDM mori një rezultat spektakolar në zgjedhjet e kaluara lokale në 2017. Bytyqi i cilëson ato zgjedhje si unike dhe mendon se nuk mund të përsëritet ai rezultat për shumë faktor por shprehet i bindur se LSDM do të fitojë shumicën përfshirë dhe Shkupin. “LSDM do të fitojë shumicën e komunave në vend përfshi dhe qytetin e Shkupit që është dhe 1/3 e shtetit prandaj mendoj se në këto zgjedhje duke parë koalicionin e zgjeruar LSDM+BDI+Besa, ne do të kemi shumicën absolute të komunave në vend” theksoi zv.kryeministri./ParsToday