Tetor 26, 2021 08:02 Europe/Tirane
  • Tërmeti trondit Greqinë, Kreta zgjohet në panik

Greqia nuk gjen qetësi. Një tjetër lëkundje sizmike prej 3.3 Rihter ka ndodhur në orën 08:41 të mëngjesit të së martës, 26 tetor, vetëm pesë kilometra në verilindje të Arkalochorit në Kretë me një thellësi 9.3 kilometra.

Pasgoditjet vijojnë në Kretë pas tërmetit vdekjeprurës që ndodhi mëngjesin e së hënës, më 27 shtator, me magnitudë 6 Rihter.

Goditjet në javët e fundit kanë qenë me qindra në Kretë, por edhe qytete të tjera të Greqisë duke shkaktuar frikë dhe panik./Syri