Tetor 28, 2021 07:30 Europe/Tirane
  • Kosova ka vendosur sanksione ndaj disa individëve dhe kompanive të lidhura me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur sanksione ndaj një kompanie të lidhur me Hezbollahun libanez dhe shtatë individëve.

Sipas ISNA, qeveria e Kosovës, e cila vitin e kaluar i quajti degët ushtarake dhe politike të Hezbollahut një grup terrorist, tani ka vendosur sanksione ndaj një kompanie dhe shtatë individëve të lidhur me Hezbollahun, në mënyrë që të marrë vendime të mëtejshme armiqësore kundër rezistencës libaneze. Sipas Al-Arabia, qeveria e Kosovës nuk e ka përmendur emrin e kompanisë apo emrat e të sanksionuarve. As Libani dhe as Palestina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të vitit 2008. Kosova vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin në fillim të këtij viti pas një takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në shtator 2020.  Një muaj më vonë, ajo hapi ambasadën e saj në Kods. Kosova është vendi i parë me shumicë myslimane që e njeh zyrtarisht Kodsin si kryeqytetin e Izraelit, në shkëmbim të njohjes së pavarësisë nga Izraeli. Vitin e kaluar, Kosova shpalli si "organizatë terroriste" degën ushtarake dhe politike të grupit Hezbollah.  Krahu ushtarak i Hezbollahut u rendit gjithashtu si grup terrorist nga Bashkimi Evropian në vitin 2013./ParsToday