Bullgaria dërgoi trupa në kufirin me Turqinë
Bullgaria ka dërguar 350 trupa në kufirin me Turqinë mes emigracionit në rritje.
Sipas Euronews, ministri bullgar i mbrojtjes Georgy Panayotov në një intervistë tha se trupat bullgare kishin mbërritur në kufirin me Turqinë për të mbështetur policinë kufitare dhe për të parandaluar hyrjen e azilkërkuesve në vend. Panajotov shtoi se 350 trupat ushtarake ishin dërguar me 40 pajisje. Sipas Ministrisë së Brendshme bullgare, më shumë se 6,500 emigrantë u ndaluan nga janari deri në shtator pasi kishin hyrë ilegalisht në Bullgari. Sipas ministrisë, numri i emigrantëve që hyjnë në Bullgari është trefishuar më shumë në vitin 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Në gusht, parlamenti i Bullgarisë votoi për të dërguar midis 400 dhe 700 trupa për të ndihmuar në ndërtimin e një gardhi kufitar midis Greqisë dhe Turqisë./ParsToday