Nëntor 08, 2021 19:50 Europe/Tirane
  • Janjiq: Grenell paguhet 100 mijë dollarë në muaj nga Serbia për lobim

Analisti politik, Dusan Janjic thotë se Serbia e paguan 100 mijë dollarë në muaj ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Grenell ishte i dërguar special për dialogun në kohën sa ishte në pushtet presidenti Donald Trump, por edhe pas largimit të tij, Grenell ka vazhduar të lobojë për interesat e Serbisë, shkruan portali i Malit të Zi, “Antena M”. Janjiq i ftuar në emisionin “Linjë e ndryshme e radios” tha se nuk e di sa paguan presidenti serb Alkesandar Vuçiq, për lobim, por e di se paguan shumë. “Ne madje i paguajmë edhe Grenellit 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse kur shefi i tij nuk është në pushtet”, tha Janjiq. Grenell pas largimit të Trumpit nga pushteti në shumë raste i ka dal në krahë Serbisë. Po ashtu ka zhvilluar disa aktivitete me komunitetin serb në SHBA. Përmes Twitterit në shumë raste ka kritikuar Kosovën, e sidomos kryeministrin e saj, Albin Kurti. Janjiq vlerëson se Serbia po vazhdon të lobojë sipas mënyrës së vjetër dhe pa produktivitet./ParsToday