Rusia mbështet pavarësinë e Republikës Sërbska brenda Bosnjës
Rusia është pozicionuar pro shpalljes së pavarësisë së Republikës Sërbska brenda Bosnje Hercegovinës.
Deklarata është bërë nga ambasadori rus në Sarajevë, Igor Kalabukhov, i cili tha se nuk shikonte asnjë problem në deklaratën e presidentit të Republikës Sërbska, Milorad Dodik. Kalabukhov ka theksuar se është çështje e politikanëve, vendim demokratik dhe Rusia do ta mbështesë këtë ide nëse “realizohet me dialog”. “Të gjitha vendimet duhet të merren përmes dialogut dhe komunikimit ku duhet të gjendet rruga më e mirë për zgjidhjen e situatës”, është shprehur ambasadori rus. Nga ana tjetër Rusia thotë se nuk njeh Përfaqësinë e Lartë në Bosnje Hercegovinë pasi për emërimin e Christian Schmidt në atë pozicion nuk është ndjekur procedura e duhur. Ambasadori ka shtuar gjithashtu se në 2015, Rusia nuk e mbështeti Rezolutën e Serbrenicës në Këshillin e Sigurimit në OKB që u përgatit nga Britania e Madhe sepse nuk ishte e balancuar. Sipas tij dhe vendimi i Gjykatës së Hagës është në pikëpyetje për Rusinë./ParsToday