Nëntor 13, 2021 11:40 Europe/Tirane
  • BE-ja kritikon Serbinë për mohimin e gjenocidit

Ditëve të fundit, ka pasur reagime nga institucionet e Bashkimit Evropian lidhur me debatin në Serbi mbi përgjegjësinë për krimet e luftës dhe gjenocidin në Srebrenicë.

Disa reagime kanë qenë direkte dhe janë lidhur me aktivitetin e Policisë së Serbisë për të parandaluar fshirjen e një murali kushtuar liderit ushtarak të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje. Por, disa reagime kanë qenë më shumë të përgjithësuara, pa iu referuar rasteve të caktuara. Një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian përmes një letre drejtuar udhëheqësve në Serbi, tha se “një shtet që aspiron anëtarësimin në BE, nuk mund të angazhojë policinë për të ruajtur një mural të një krimineli të luftës”. Burimet në Parlamentin Evropian kanë thënë se letra i është ofruar për nënshkrim edhe raportuesit për Serbinë, Vladimir Bilçik, por ai nuk e ka nënshkruar. Më vonë, Bilçik përmes rrjeteve sociale ka thënë se në raportin e tij për Serbinë është thënë qartë se dënohet çdo glorifikim i kriminelëve të luftës dhe mohimi apo relativizimi i krimeve./ParsToday