Kosova regjistron vetëm 7 raste të reja nga koronavirusi, një viktimë
Nëntor 13, 2021 20:45 Europe/Tirane
Gjatë 24 orëve të fundit 7 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në Kosovë. Ndërkohë, fatkeqësisht, një qytetar nuk e ka fituar betejën me sëmundjen.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se sa i përket të shëruarve në 24 orët e fundit ato janë 13.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë administruar 1.594.449 doza të vaksinës. Deri më sot 749.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Syri