Nëntor 19, 2021 11:41 Europe/Tirane
  • Kosova regjistron edhe 11 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se ka regjistruar 11 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 1,498 personave.

Në 24 orët paraprake po ashtu janë shëruar 16 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 400. Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Të drejtë të vaksinimit kanë personat mbi 12 vjeç. Që nga kjo kohë, në vend janë administruar mbi 1.6 milion doza të vaksinës dhe 753,440 persona janë vaksinuar me të dy dozat, ndërkaq 847,689 të tjerë me një dozë. Në Kosovë administrohen vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca dhe qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin se cilën prej këtyre dy vaksinave duan të marrin./ParsToday