Nëntor 23, 2021 16:41 Europe/Tirane
  • Aksidenti tragjik në Bullgari, gazetarja: Ka kompani që bëjnë manipulime, autobusët të amortizuar

Gazetarja Liridona Vejseli, në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, foli për aksidentin tragjik në Bullgari, nga ku kanë humbur jetën 46 persona.

Vejseli theksoi se ka kompani të autobusëve që ofrojnë udhëtimet, që bëjnë manipulime të shumta.

Ajo shton se ka kompani, të cilat operojnë me autobusë, që kanë 15 vjet që janë të njëjtat mjete udhëtimi.

Autobusët ka raste që bëjnë manipulime. Janë 15 vite që funksionojnë të njëjtët autobusë. Për të njëjtën kompani na është thënë se ka pasur probleme.

Në atë kohë, në orën 3 të natës, autobusi ishte bllokuar pesë orë, sepse kishte pësuar defekt teknik. Këto kompani të papërgjegjshme kanë marrë jetën e 46 personave. Ngjarja na ka bërë që të tejkalojmë aspektin profesional dhe të bëhemi njerëzorë.

Një ekspert bullgar ka thënë se shoferi ka pasur tuba me naftë përpara në autobus e kjo mund ta ketë shkaktuar këtë ngjarje të rëndë.

Bëhet fjalë për tuba të mbushur me naftë, që ndoshta ka pasur ndonjë hile te autobusi, nuk di ta them saktë, por po citoj ekspertin bullgar të motorëve me djegie të brendshme. Njëri që ka qenë zgjuar ka thyer xhamin pas shpërthimit në flakë të autobusit, ka thënë i mbijetuari, e ka shpëtuar vetë e disa të tjerë”, deklaroi gazetarja Liridona Vejseli./Syri