Nëntor 27, 2021 07:17 Europe/Tirane
  • Dorëheqja e Zaev, LSDM zgjedh kryetarin e ri më 12 dhjetor

Zoran Zaev nuk do të jetë më kryeministër dhe as kryetar i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut.

Në mbledhjen e strukturave të LSDM është vendosur që të shkohet në zgjedhje për kryetarin e ri pas dorëheqjes së Zaev nga rezultati i dobët në zgjedhjet lokale. Sipas zëdhënëses së partisë Bogdanka Kuzevska, procedura për zgjedhje fillon prej 27 nëntorit dhe në këto zgjedhje kanë të drejtë të kandidohen të gjithë anëtarët e partisë të cilët i plotësojnë kushtet sipas statutit. Votimi brenda partisë për zgjedhjen e kryetarit të ri do të mbahet më 12 dhjetor. Ndërkohë përveç për kryetarit në këto zgjedhje brenda-partiake do të zgjidhen edhe organet tjera të partisë. Kryetari i ri i LSDM pritet të jetë dhe kryeministër./ParsToday