Nëntor 29, 2021 07:26 Europe/Tirane
  • Në 2022 në Shqipëri e Kosovë mësohet me të njëjtën abetare

Në vitin 2022 në Shqipëri dhe në Kosovë do të mësohet me të njëjtin libër të abetares. Ministrja Evis Kushi shprehet se nisma do të zhvillohet nën moton një abetare një gjuhë një komb. Për këtë u shpreh ajo do të punohet për të arritur standardet më të larta

Nisma e dy qeverie për një abetare të përbashkët në Shqipëri e Kosovë është konkretizuar me ngritjen e grupeve të punës. Në ditën e pavarësisë ministrja e arsimit Evis Kushi u shpreh se nisma do të zhvillohet nën moton “një abetare, një gjuhë, një komb”. “Dhe unë në muajin dhjetor, do të jem në Kosovë, për të firmosur marrëveshjen e cila më pas do i hap rrugë vendimit që vitin e ardhshëm për 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ne t’i dhurojmë vogëlushëve, nxënësve të klasave të para si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, një abetare të re dhe të përbashkët."- tha Kushi. Teksti tha Kushi do të jetë me standarte dhe cilësi të larta dhe do të shërbej për të pasur të gjithë një start të përbashkët apo një bazë të barabartë. “Kemi përvoja ekzistuese ku mund të mbështetemi dhe jam e sigurt që autorët tanë, studiuesit tanë, metodistët tanë kanë të gjithë përkushtimin e duhur për të konkurruar me abetaren dinjitoze dhe cilësore për t’i mësuar mësimin dhe leximin vogëlushëve të klasave të para."- tha ministrja. 110 vjetori i shpalljes së pavarësisë tha ministrja do të na gjej falë një bashkëpunimi të ngushtë me një abetare për të gjithë nxënësit shqiptarë që do të aplikohet nga viti shkollor 2022-2023./ParsToday