Dhjetor 02, 2021 12:04 Europe/Tirane
  • Lideri serb i Bosnjës: Nëse Perëndimi vendos sanksione, na ndihmon Rusia dhe Kina

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, hedh poshtë kërcënimin për sanksione nga vendet perëndimore dhe ka lënë të kuptohet për një samit të afërt me Vladimir Putin.

Në një intervistë për gazetën britanike ‘The Guardian’, 62-vjeçari thekson se nuk do të ndalohej as nga thirrjet e Londrës, Berlinit, Uashingtonit apo Brukselit.Dodik, një figurë kyçe në politikën boshnjake për 30 vjet, i cili dikur ishte i preferuari i Perëndimit, këmbëngul se planet e tij nuk duhet të çojnë në fundin e Bosnje-Hercegovinës. Por sanksionet dhe shkurtimet e fondeve të BE-së, vetëm do ta detyronin atë të pranonte ofertat e investimeve nga Kina dhe se pret që shumë shpejt të takohet me udhëheqësin e Rusisë.“Kur shkoj te Putin, nuk ka kërkesa. Ai thjesht thotë, ‘për çfarë mund të ndihmoj?’ Çfarëdo që kam diskutuar me të, nuk jam mashtruar kurrë. Nuk e di se mbi çfarë tjetër duhet të bazoj besimin, nëse kaq nuk mjafton”, tha Dodik, udhëheqësi serb i Bosnjës.Dodik është dënuar gjerësisht javët e fundit për qëllimin e tij për të tërhequr pjesën serbe të Bosnjë-Hercegovinës nga institucionet e nivelit shtetëror. Propozimi është përshkruar në një raport të OKB-së si një rrezik për marrëveshjen e paqes të Dejtonit të vitit 1995, e cila dha fund luftës civile që kushtoi rreth 100.000 jetë.Deklaratat e tij kanë shkaktuar shqetësim në shtetet perëndimore, madje Sarajeva është vizituar edhe nga i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar. Gjatë kësaj jave Dodik është takuar tri herë me komisionerin e BE për Zgjerim Olivér Várhelyi, dhe u paralajmërua për një humbje të mundshme të fondeve./ParsToday