Dhjetor 06, 2021 13:51 Europe/Tirane
  •  Kryeprokurorit të Prishtinës i bëhet një akuzë e fortë

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka adresuar një akuzë të rëndë ndaj kryeprokurorit të Prishtinës, shkruan Syri.net Kosova.

Kryeprokurori i Prokurorise Themelore ne Prishtine, Kujtim Munishi po thote se Prokuroria ne baze te ligjit e ka per obligim vetem ndjekjen e kryesve te veprave penale dhe jo parandalimin.

Sipas tij prokuroria nuk merret me parandalimin e kriminalitetit.”, ka shkruar Miftaraj në një postim të hënën,

“Kryeprokurori i Prokurorise Themelore ne Prishtine publikisht po na tregon se eshte jo KOMPETENT per kete pozite dhe eshte jo kompetent edhe per vet diplomen e fakultetit juridik qe e mban”, vijon më tej postimi.

“Kjo eshte skandaloze, me dal prej gojes se nje kryeprokurori ne nje konference ku diskutohet pergjegjesia institucionale, dhe me u mundu me i ik pergjegjesise duke deklaruar se Prokurori i Shtetit ska mandat dhe kompetence me parandalu kryerjen e veprave penale.

Kete fakt nese nuk e din nje student ne vit te pare te fakultetit juridik duhet me perserit vitin.

Viktima e dhunes ne familje, viktimat mbi baze gjinore, sipas kryeprokurorit Munishi, duhet te jene subjekt i dhunes per te intervenuar prokuroria. Por prokuroria nuk ndermerr asnje veprim me i parandalu keto vepra.

Pse kemi kete sistem te drejtesise e kuptojme vetem prej ketyre deklaratave.”, është shprehur Miftaraj./Syri