Tërmeti i fuqishëm godet ishullin grek, ndihet dhe në Athinë
Dhjetor 18, 2021 17:40 Europe/Tirane
Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë i shkallës Rihter ka goditur ishullin grek Antikythera.
Epiqendra e tërmetit u raportua 23 kilometra në veriperëndim të ishullit ndërsa thellësia fokale ishte 57.6km.
Tërmeti është ndjerë dhe në Athinë sipas medieve helene.
Sipas sizmologëve grek ky tërmet nuk ngjall shqetësim pasi ka ndodhur në një zonë detare./Syri