Dhjetor 19, 2021 20:21 Europe/Tirane
  • Presidenti kroat anulon vizitën në Bosnje shkaku i sigurisë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka anuluar vizitën e tij të planifikuar për sot në Bosnje e Hercegovinë shkaku i sigurisë ka njoftuar zyra e tij. Milanoviq kishte planifikuar vizitën në Luginën Lashva për 28 vjetorin e kolonës humanitare “Rruga e Bardhë për në Nova Bila dhe Bosna”. Vendimi për anulim është bazuar në vlerësimin e sigurisë thuhet në njoftim.

Vendimi për anulimin e vizitës është bazuar në vlerësimin e sigurisë të institucioneve kompetente të Republikës së Kroacisë”, thuhet në deklaratë pa detaje të tjera, shkruan Klix.ba.

“Presidenti Milanoviq shpreh keqardhjen që nuk do të marrë pjesë në përkujtimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për kroatët e Luginës së Lashvës dhe shpreh mbështetjen dhe mirënjohjen e madhe për organizatorët e përkujtimit për ruajtjen e kujtimit të kolonës humanitare “Rruga e Bardhë për në Nova Bila dhe Bosna”. Srebrena”, thuhet tutje në njoftim./Syri