Dhjetor 20, 2021 10:40 Europe/Tirane
  • Një viktimë dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 12 raste të reja me coronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 1,679 personave, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftoi se janë shëruar edhe 13 pacientë, dhe raste aktive janë 315. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,978 doza të vaksinës. Në Kosovë, deri më tani, 776,635 persona janë vaksinuar me të dy dozat, ndërkaq një dozë të vaksinës kundër koronavrirusit e kanë marrë 873,573 persona. Në vend, të drejtë vaksinimi kanë personat mbi 12 vjeç dhe mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës AstraZeneca dhe Pfizer. Prej 9 dhjetorit, autoritetet kanë filluar që të administrojnë edhe dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19./ParsToday