Dhjetor 21, 2021 17:44 Europe/Tirane
  • BE-ja del pro ‘Open Balkan’

Komisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka dalë haptas pro nismës së “Open Balkan”.

Në një lidhje të drejtpërdrejt, Varhelyi ka ftuar tri shtetet tjera të Ballkanit t’i bashkohen iniciativës, pasi sipas tij përfitimi ekonomik i tyre do të ishte shumë i madh. “Më lini që të përfitoj nga mundësia për t’i ftuar tre partnerët t’i kthehen këtij bashkëpunimi rajonal se jo vetëm shton mundësitë për bizneset, është në të mirë të konsumatorëve, por po kështu mund të ndryshojë realitetet në terren që janë shumë të zymta", tha Varhelyi. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se “Open Balkan” është një nismë tërësisht përfshirëse ku edhe u ka bërë thirrje vende të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative. “Open Balkan” është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore. Emërtimi i ri i nismës u prezantua më 21 korrik 2021, në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik./ParsToday