COVID/ Intubohet deputeti edhe pse kishte marrë dy dozat e vaksinës anti-covid
Dhjetor 31, 2021 07:11 Europe/Tirane
Greqi- Deputeti grek i Demokracisë së Re, Filippos Fortomas ndodhet në repartin e Kujdesit Intesiv në Spitalin 251 i aviacionit të Përgjithshëm pas simptomave të rënda të koronavirusit. Sipas medieve helene deputeti kishte rënie të oksigjenit në gjak dhe mjekët vendosën ta intubojnë.
Fortomas kishte marrë dozën e dytë të vaksinës anti-covid AstaZeneca më 20 korrik por që nuk kishte arritur të merrte dozën përforcuese.
Sekretari i Grupit Parlamentar, Giannis Bougas i ka uruar shërim sa më të shpejtë deputetit:“Deputetët e KQ të PD-së i urojnë shërim të shpejtë kolegut tonë deputet nga Ciklades, Filippos Fortoma. Mendimet dhe dëshirat tona e shoqërojnë atë. Presim që së shpejti të rikthehet në detyrën e tij parlamentare”./Syri