Greqi, 70% e rasteve me Omicron, 90% mbrojtje kush bën dozën e tretë
Mesatarja e rasteve nga mutacioni Omicron në Greiq arrin në 70%, njoftoi përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Theoklis Zaoutis, gjatë konferencës për ecurinë e pandemisë.
Omicron përbën gjithashtu 70% të pacientëve të shtruar në spitalet e Atikës. Sëmundshmëria nga varianti i ri është më e ulët, ndërsa të dhëna të ngjashme konfirmohen edhe për shkallën e vdekshmërisë. Presidentja e Komitetit Teknik të Ekspertëve në Greqi, zonja Theodoridou iu referua aftësisë së mutacionit për të shmangur imunitetin. Siç tha ajo, efektiviteti i dy dozave është i pamjaftueshëm për tu mbrojtur nga Omicron. Sipas saj, doza e tretë siguron mbrojtje të menjëhershme. Sipas një studimi të fundit nga Mbretëria e Bashkuar, doza e tretë mbron 90% nga shtrimet në spital. Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 36.246 raste të reja me COVID duke shënuar sërish një rritje të ndjeshme. 78 pacientë kanë humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 20.990 në total që prej fillimit të pandemisë./ParsToday