Në Bosnjë organizohet ceremoni përkujtimor për martir Sulejmani
Një ceremoni përkujtimore me rastin e martirizimit të komandantëve të rezistencës është organizuar në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se kjo ceremoni është organizuar nga familjet e dëshmorëve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe me qëllim të përkujtimit të gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani dhe dëshmorëve të boshtit të rezistencës dhe në përkujtim të 9 dëshmorëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në këtë ceremoni është realizuar edhe një program muzikor me titull "Dëshmorët Hyjnor" në gjuhën boshnjake dhe persiane dhe është transmetuar një videoklip për dëshmorët e rezistencës dhe Kasem Sulejmani duke u shoqëruar edhe më recitimin e Kur'anit të shenjtë nga hafizi i njohur boshnjak Aziz Alili.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ish-luftëtarë dhe familje të dëshmorëve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe është transmetuar edhe një video-mesazh i bashkëshortes së dëshmorit iranian të rënë luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Resul Hejdari.
Në vazhdim të kësaj ceremonie kanë folur personalitete të ndryshme të jetës fetare, shoqërore dhe kulturore të Bosnjës dhe Hercegovinës në lidhje me veprimtarinë e komandantëve të rezistencës./ParsToday