Janar 07, 2022 07:07 Europe/Tirane
  • Radev: Zgjidhja e krizës në Ukrainë të arrihet përmes dialogut dhe diplomacisë

Në prag të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s të premten në Bruksel, ku pritet të diskutohet konflikti i Ukrainës, presidenti bullgar Rumen Radev është shprehur në favor të arritjes së një zgjidhjeje diplomatike.

“Zgjidhja e krizës në Ukrainë nuk do të vijë përmes përdorimit të forcës ose kërcënimeve që lidhen me përdorimin e forcës. Zgjidhja mund të arrihet më mirë përmes dialogut dhe diplomacisë”, tha sot Radev në Sofje. “Për momentin nuk ka asnjë përshkallëzim të krizës në Ukrainë”, tha Radev, pavarësisht pretendimeve të SHBA-së për një grumbullim të trupave ruse në zonat përgjatë kufirit të saj me Ukrainën. Një përshkallëzim i tensionit do të destabilizonte jo vetëm rajonin tonë, por të gjithë Evropën”, paralajmëroi Radev. Sipas Radev Bullgarisë nuk i ishte kërkuar të pranonte një dislokim të trupave të NATO-s në tokën e saj duke i quajtur të tepërta spekulimet e vazhdueshme për një kërkesë të tillë nga media bullgare. Bullgaria është anëtare e NATO-s që nga viti 2004./ParsToday