Janar 13, 2022 11:01 Europe/Tirane
  • Sondazh: Bullgaria pro integrimit të Shkupit, mbi 60% e qytetarëve pro hapjes së negociatave të Maqedonisë Veriore

Në bullgari është rritur numri i qytetarëve që mendojnë se Maqedonia e Veriut duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Sipas disa sondazheve të realizuara nga televizionet kombëtare bullgare, 29,6% e qytetarëve mendojnë se Shkupi duhet të integrohet në BE duke lënë mënjanë kontekstin e Bullgarisë për gjuhën dhe identitetin.

Shifrat e fundit shënuan një rritje prej 13% krahasuar me ato të mëparshme. Sipas sondazhit, pothuajse 61 % e qytetarëve bullgarë besojnë se Maqedonia e Veriut duhet të bëhet anëtare e BE-së, nëse zgjidhen çështjet që Sofja ia konteston Shkupit. Megjithatë, 32,2% e bullgarëve mendojnë se Maqedonia e Veriut nuk duhet të anëtarësohet në BE, edhe sikur të zgjidhet çështja e kontestit. Nga të anketuarit, 69 % mendojnë se negociatat nuk duhet të fillojnë pa zgjidhur çështjet kontestuese, ndërkohë në nëntor2020, ky raport ishte 81,1 %. 61.9% të të sonduarve besojnë se qeveritë e reja të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të ruajnë pozicionet e tyre aktuale, por edhe t’i përmirësojnë ato për të zhbllokuar negociatat e Shkupit me BE-në. Nga të anketuarit, 12,4 % mendojnë se duhet të ruhen pozitat aktuale, ndërsa 25,7 % janë të mendimit se duhet të ndërtohen pozita krejtësisht të reja mes dy vendeve./ParsToday