Janar 13, 2022 14:09 Europe/Tirane
  • Pesëmbëdhjetë të arrestuar gjatë bastisjes në universitetin e Selanikut

Greqi - Pesëmbëdhjetë persona u arrestuan të mërkurën gjatë një operacioni policor, që kishin uzurpuar laboratorin e farmakologjisë të Universitetit Aristotele të Selanikut. Ata u çuan para prokurorit të enjten. Policia greke i konsideroi si anarkistë të vetëshpallur.

Mes të arrestuarve janë tetë burra dhe shtatë gra, të moshës 20 deri në 39 vjeç,  përfshirë disa studentë universiteti.  Çështja ndaj tyre ka të bëjë me veprat penale të prishjes së paqes së përbashkët, mosbindjes dhe shkeljes së ligjeve për armët dhe radiofrekuencat. Oficerët që bastisën ambientet gjetën shkopinj druri dhe pajisje komunikimi me valë./Syri