Priten protesta në Kosovë për rritjen e çmimit të energjisë
Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë është kundërshtuar nga opozita.
Kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i kërkoi LVV-së të votojë rezolutën e paraqitur nga ta në Kuvend. Rezoluta kërkon të anulohet propozimi nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 700 mijë banorë pritet të vuajnë rritjen e energjisë sipas Tahirit, i cili paralajmëroi një protestë. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj deklaroi se ata kanë paralajmëruar që në verë për krizën energjitike. Sipas tij pasojat vijnë sepse qeveria nuk ka treguar seriozitet për çështjen. Lekaj shtoi dhe vështirësitë që qytetarët po hasin prej rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore. Të enjten Kuvendi i Kosovës do të diskutojë rreth rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike./ParsToday