Paqeruajtësit armenë kthehen nga Kosova
Janar 25, 2022 08:39 Europe/Tirane
Paqeruajtësit armenë që shërbyen në Kosovë u kthyen në Armeni.
Sipas Radios Publike Armene, të dielën Ministria armene e Mbrojtjes mbajti një ceremoni mirëseardhjeje për trupat në prani të komandantëve të forcave të armatosura dhe disa zyrtarëve të huaj. Raportet e publikuara nuk përmendin numrin e trupave armene të kthyera nga Kosova. Pas sulmeve serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, Armenia, si shumë vende të tjera, dërgoi një forcë paqeruajtëse në rajon në vitin 1999, në përputhje me dispozitat e një rezolute të OKB-së./parstoday/