Janar 26, 2022 08:59 Europe/Tirane
  • Panik në kryeqytetin grek, Athina zgjohet nga një shpërthim i fuqishëm

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, në fillim të bulevardit Syggrou, i cili ka tronditur banorët në kryeqytetin grek

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, në fillim të bulevardit Syggrou, i cili ka tronditur banorët në kryeqytetin grek.

Si pasojë e shpërthimit, kati i parë i një pallati u përfshi nga flakët. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 18 zjarrfikëse me 6 automjete dhe një mjet special me shkallë, të cilët tashmë kanë bërë të mundur neutralizimin e pjesshëm të flakëve.

Një person ka mbetur i plagosur, bëhet fjalë për një 78-vjeçar i cili ka djegie në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme. Ai u dërgua me urgjencë në spital.

Shpërthimi i fortë dhe vala goditëse kanë shkaktuar dëme në shumë objekte në një distancë të largët, ku janë thyer xhamat dhe janë shembur fasadat e ndërtesave.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar. Bëhet e ditur se qarkullimi në rrugën Syggrou është ndërprerë./shqiptarja/