Maqedoni e Veriut/ 1837 raste të reja dhe 24 viktima nga Covid
Janar 29, 2022 15:45 Europe/Tirane
Brenda 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se 24 persona kanë vdekur, si pasojë e COVID-19. Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 1.837 raste të reja, ndërkaq janë shëruar 85 persona.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i epidemisë është 266.937, i të shëruarve 239.666, dhe numri i viktimave ka shkuar në 8.362./Syri