Janar 30, 2022 16:29 Europe/Tirane
  •  Greqi/ 19,584 raste të reja dhe 78 viktima nga Covid

Greqia ka regjistruar 19,584 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se si pasojë e Covid-19 e humbën jetën 78 pacientë. Kurse, 583 janë në gjendje të rëndë, në intubim.

Sa i përket rasteve të konfirmuara në 24 orët e fundit,  60 prej tyre u konfirmuan në pikat hyrëse të vendit kurse totali shkon në 1,9 milionë. Prej tyre, 49.8% janë meshkuj. Kurse, nga rastet e konfirmuara në 7 ditët e fundit, 433 janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 1,594 janë raste kontakti./Syri