E rëndë në Greqi/ Gjendet një kufomë pa duar në breg të detit
Shkurt 07, 2022 06:40 Europe/Tirane
E rëndë në Greqi/ Gjendet një kufomë pa duar në breg të detit
Sipas informacioneve, trupi është gjetur në gjendje të avancuar të kalbjes, ndërsa për ta nxjerrë nga uji është thirrur EMAK dhe Brigada e Zjarrfikësve. Në vendngjarje kanë shkuar 2 automjete të zjarrfikësve me 7 persona.
Sipas informacioneve nga trupi, gjymtyrët e sipërme mungojnë, shkruajnë mediat greke.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar identitetin e të ndjerit.
Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë, ndërkohë që ekziston mundësia që kufoma të jetë marrë në zonë nga rrymat detare.