Shkurt 17, 2022 08:42 Europe/Tirane
  • Kosova feston sot 14-vjetorin e Pavarësisë

Kosova feston sot 14-vjetorin e Pavarësisë së saj e me këtë rast, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë shqiptarët në Kosovë në një mënyrë të veçantë.

Kreu i qeverisë ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, një video nga Dita e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Postimi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES! Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës.

Kosova u shpall shtet i pavarur më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.