21-vjeçarja serbe fejohet me 74-vjeçarin: Do krijojmë familje
Shkurt 21, 2022 10:16 Europe/Tirane
Një 21-vjeçare serbe është bërë lajm në mediat botërore për marrëdhënien e saj me të fejuarin me të cilin ka shumë vite diferencë.
Milijana Bogdanović ka lidhur jetën e saj me një 74-vjeçar dhe thotë se pavarësisht diferencës në moshë, janë të lumtur dhe kanë edhe një jetë të shëndetshme.
Milijana dhe Milojko thonë që fqinjët e tyre në Serbinë lindore janë të shokuar nga marrëdhënia e tyre, por shton se rëndësi ka që ajo vetë është e lumtur me të fejuarin. Dyshja madje planifikojnë të krijojnë edhe një familje.
74-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në zemër në dhjetor, por Milijana thotë se kjo nuk ka ndikuar në marrëdhëniet e tyre.
Ajo u shpreh: “Nuk e kuptoj se çfarë ka të çuditshme këtu."/syri/