Shkurt 25, 2022 18:27 Europe/Tirane
  • Serbia nuk i vendos sanksione Rusisë

Kemi interesat tona ekonomike dhe politike

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion "special" për "çmilitarizimin" e Ukrainës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke prezantuar përfundimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, që u mblodh sot lidhur me luftën në Ukrainë.

 

Ai tha se Serbia tash për tash, nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, sepse është duke "u udhëhequr me interesat tona vitale ekonomike dhe politike”./ REL