Kosovë/ 61 të infektuar me COVID dhe 1 viktimë
Mars 01, 2022 17:50 Europe/Tirane
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 61 raste të reja me koronavirus nga 1,257 testime të kryera. Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 241 qytetarë.
Aktualisht në të gjithë vendin mësohet se janë në total 1,696 raste aktive me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 688 qytetarë ndërsa raportohet se 816,179 i kanë marrë të dyja dozat.
Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1.813.440 doza vaksine.