Mars 05, 2022 12:30 Europe/Tirane
  •     Serbët në Beograd protestojnë pro luftës në Ukrainë

Qytetarë të shumtë kanë protestuar sot në Beograd pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Me foto të presidentit Rus Vladimir Putin dhe simbolet e ushtrisë ruse, ata kanë protestuar para presidencës së Serbisë. Drejtues të protestës që përfaqësojnë parti të ekstremit të djathtë thanë se lufta e Rusisë në Ukrainë është e drejtë. Sipas tyre, Rusia po çliron botën nga gabimet e NATO-s./ParsToday