Serbët në Beograd protestojnë pro luftës në Ukrainë
Mars 05, 2022 12:30 Europe/Tirane
Qytetarë të shumtë kanë protestuar sot në Beograd pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Me foto të presidentit Rus Vladimir Putin dhe simbolet e ushtrisë ruse, ata kanë protestuar para presidencës së Serbisë. Drejtues të protestës që përfaqësojnë parti të ekstremit të djathtë thanë se lufta e Rusisë në Ukrainë është e drejtë. Sipas tyre, Rusia po çliron botën nga gabimet e NATO-s./ParsToday