Mars 05, 2022 15:27 Europe/Tirane
  • Parandaluam hyrjen në Evropë të 5 varkave me më shumë se 120 azilkërkues

Roja Bregdetare Greke në një deklaratë tha se autoritetet greke, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbrojtjes së Kufirit të BE-së (Frontex), kishin bllokuar pesë varka që transportonin azilkërkues nga ujërat turke në detin Egje.

Autoritetet greke thonë gjithashtu se kanë arrestuar pesë burra, katër sirianë dhe një shtetas algjerian pranë kufirit tokësor me Turqinë. Policia greke thotë se burrat e moshës 21 deri në 32 vjeç, kanë hyrë në vend pa leje. Ishujt lindorë të Greqisë në Detin Egje janë një nga destinacionet kryesore për emigrantët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, të cilët vijnë në Evropë për tu larguar nga lufta apo varfëria dhe me shpresën për një jetë më të mirë. Në vitin 2015, në kulmin e valës së migrimit të dekadave të fundit, rreth një milion njerëz erdhën në Evropë përmes kësaj rruge. Çdo vit mijëra azilkërkues përpiqen të shkojnë në Greqi me varka nga Turqia. Aksidentet vdekjeprurëse në këtë rrugë janë bërë të zakonshme./ParsToday