Mars 11, 2022 09:14 Europe/Tirane
  • Mashtrimi me çmimin e vajit që e ngriti peshë gjithë Kosovën!

Data 10 mars 2022 për shumë kohë do mbetet në mendjen e kosovarëve. Kjo pasi gjatë 24 orëve të fundit, çmimi i vajit ushqimor shënoi rritje enorme, për dallim me një ditë më herët, shkruan Syri.net Kosova.

Marketet kosovare mëngjesin e 10 marsit e nisën punën me një rritje prej gati 100 përqind të çmimit të vajit, nga 1 euro e 75 cent në 3 euro e 49 cent. Alarmi i ndezur nga reagimi qytetar lidhur me këtë ndryshim të çmimit, i arsyetuar nga marketet shkaku i situatës së krijuar në konfliktin Rusi- Ukrainë, bëri që institucionet të intervenojnë.

Syri. net Kosova iu sjell në kohë reale se çka ndodhi nga mëngjesi i 10 marsit deri tek aksioni i Policisë pak para mesnatës ku u mbyllën dy depo të marketeve, shkaku i manipulimit me çmime dhe dokumentacione./syri/