Shpërthim i fortë në një fabrikë të lëndëve plasëse
Mars 21, 2022 18:13 Europe/Tirane
Një shpërthim shumë i fortë ka ndodhur mëngjesin së hënës në një fabrikë lëndësh plasëse në zonën e Iteas, Grevena, Greqi.
Në vendngjarje kanë shkuar 11 zjarrëfikëse ndërsa po kontrollohet për persona të zhdukur, shkruajnë mediat helene.
Siaps informacionit të parë tre persona rezultojnë të zhdukur.
Objektet shtrihen në një sipërfaqe private prej 100 hektarësh me 14 objekte industriale, depo me një kapacitet total prej 700 ton lëndë të parë dhe 200 ton eksploziv.Shpërthimi është ndjerë edhe në qytetin e Grevenës, i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg.
Brigada e Zjarrfikëses dhe Policia helene nuk lejojnë askënd të afrohet në vendngjarje. /Syri